Rexhepi: Te armatosurit jane grupe interesi
Albeu.com
Luftërat çlirimtare kanë mbaruar, të gjitha kërkesat eventuale të qytetarëve duhet të zgjidhen në rrugë institucionale si në Kosovë ashtu edhe në Maqedoni, kështu ka deklaruar ministri i Punëve të Brendshme i ...... Kosovës, Bajram Rexhepi, duke i cilësuar si grupe të interesit, paraqitjen e personave të armatosur përgjatë brezit kufitar Kosovë-Maqedoni.
“Lufta çlirimtare në Kosovë ka mbaruar, po ashtu edhe në Maqedoni, dhe këto mund të jenë agjenda të individëve apo të grupeve të interesit, dhe them se në mënyrë institucionale duhet të realizohen të drejtat e qytetarëve si në Kosovë ashtu edhe në Maqedoni, me rrugë demokratike dhe në asnjë mënyrë me rrugë të dhunshme. Kosova është shumë e interesuar që të mos jetë as eksportuese e as importuese e veprimtarive ilegale qoftë të trafiqeve të ndryshme të armatimit, ose të grupeve caktuara dhe ne do të jemi maskimalisht të angazhuara në këtë drejtim”, deklaroi Bajram Rexhepi, ministër i Punëve të Brendshme i Kosovës.
Rexhepi thotë se Kosova është e angazhuar jo vetëm për sigurinë e dy vendeve por edhe të rajonit më të gjerë, ndërsa kjo sipas tij mund të arrihet vetëm me thellimin e bashkëpunimit mes strukturave policore të dy vendeve por edhe të institucioneve tjera që është edhe interes i Bashkimit Evropian.
Ministri i Brendshëm i Kosovës konfirmon aksionin e para disa ditëve të policisë së Kosovës pranë brezit kufitar me Maqedoninë ku ishin arrestuar 7 persona, njëri prej të cilëve i plagosur.
“Realisht policia e Kosovës ka qenë mjaft efikase. Ditë më parë është bërë arrestimi i shtatë personave, njëri ka qenë i plagosur ish i burgosur i burgut të Dubravës që ka qenë në grupin që në një vend të Malësisë së Kaçanikut është gjetur një sasi e armatimit. Ne kemi bashkëpunim edhe me strukturat e KFOR-it, por edhe me shërbimet tjera dhe duhet ti monitorojmë këto lëvizje dhe maskimalisht të jemi të përgatitur që të arrestohen”, shtoi ministri Rexhepi. (alsat-m)
Shtuar më 06/05/2010, ora 22:31
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori