Rexhepi: Pasi shqiptaret te shpallin Pavarsine, edhe serbet do te shpallin pavarsine e Kosoves Veriore
Albeu.com
Ish-kryeministri i Kosoves Rexhepi, ka deklaruar se serbet e Kosoves veriore do te shpallin pavarsine e tyre pas shpalljes se pavarsise se Kosoves.Ai eshte shprehur se: Atë unë e pres, ata do të bëjnë një shpallje të tillë, pavarësisht nëse Kosova pavarësohet me një rezolutë të Këshillit të Sigurimit apo pa të. Këtu është dallimi në qasje, pasi shumë analistë mendojnë se nëse bëhet shpallja e njëanshme, pa rezolutë, serbët e pjesës Veriore do ta shpallin, ata do ta shpallin edhe pa rezolutë. Por detyrë e institucioneve të Kosovës është që të reagojnë menjëherë dhe ta shpallin të pavlefshme, e të njëjtën gjë të bëjë edhe faktori ndërkombëtar. Ajo do të mbetet në letër si dëshirë, mirëpo nuk do të ketë efekte juridike. Ne e kemi pasur pavarësinë të shpallur prej sa vitesh, por ajo mbeti në letër. Por s‘besoj se do të krijojë problem kjo gjë
Rexhepi pranon se ne Kosoven Veriore ekzistojne straktura ushtarake serbe: Ai thoter se: Kjo është një e vërtetë që të gjithë e dinë. Janë njerëz ndoshta jo të gjithë të uniformuar, por shërbime të ndryshme, njerëz të shërbimit sekret serb, forca të policisë serbe që i quajnë MUP. Forma të ndryshme të mbrojtjes territoriale dhe struktura paralele të individëve janë prezente dhe këtë e dinë edhe ata që duhet ta dinë, shërbimet inteligjente të KFOR-it dhe të strukturave të tjera, qoftë edhe të shërbimit policor dhe ndërkombëtar.
Shtuar më 24/10/2007, ora 20:42
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori