Rexhepi ne Shkup: Kosova nuk gjeneron krize
Albeu.com
Kosova nuk duhet të shihet në asnjë mënyrë si vend që gjeneron krizë dhe strehon kriminelët. Kështu tha ministri i brendshëm i Kosovës Bajram Rexhepi i cili me ftesë të homoleges Gordana Jankullovska qëndroi në Shkup, pas kapjes ...... së armatimit në zonën e Bllacës dhe pas incidentit të armatosur në rajonin e fshatit Radushë.

Rexhepi kërkoi nga policia e Maqedonisë informim më të mirë lidhur me aktivitetet kriminale që vërehen në brezin kufiatr Kosovë Maqedoni.
“Nuk dua të shihet Kosova nga ana e Maqedonisë si eksportues i armëve ilegale dhe dhunës, përkundrazi shkëmbimi i informacioneve dhe ato që i kanë Maqedonia dhe na i ofrojnë neve në kohën e duhur mundësojnë që të intervenojmë në këtë trafikim ilegal të armëve dhe formave tjera të kriminalitetit. Unë jam i bindur se edhe mund të ketë edhe brenda Maqedonisë armatim ilegal që nuk është e thënë gjithnjë prej Kosovës këto mund të lëvizin në ato vende ku menaxhimi nuk është i mundshëm 100 përqind”, deklaroi Bajram Rexhepi – ministër i Punëve të Brendshme i Kosovës.
Rexhepi tha se Prishtina mbetet e përkushtuar për sundimin e ligjit ndërsa tha se është e nevojshme hapja e më tepër vendkalimeve të reja kufitare mes Maqedonisë dhe Kosovës.
“Ne si institucione të Kosovës jemi shumë të përkushtuar për rritjen e sigurisë, për sundimin e rendit dhe ligjit, që të ketë sa më tepër vendkalime legale të lëvizjes së lirë, që të bëhemi barierrë e pakalueshme për aktivitete kriminale. Mendoj se tensionimi ose incidentet në njërin shtet, në mënyrë indirekte reflektohen edhe në shtetin tjetër, prandaj nuk duhet të shikohet se në Kosovë ju bëhet mikëpritje grupeve kriminele, përkundrazi, ata e kanë rrjetin e vet jo vetëm qytetarët e Maqedonisë në Kosovë por edhe me të Serbisë e Malit të Zi dhe janë mjaft të sotisfikuar”, theksoi ministri Rexhepi.
Jankulloska tha se incidentet e fundit të Maqedoni nuk paraqesin rrezik për vendin dhe rajonin, por tha se nuk duhet të nëncmohen.
“Incidentet e këtij lloji gjithashtu se krijojnë tension dhe shqetësim tek qytetarët dhe nuk duhet të nëncmohen, por ato nuk paraqesin rrezik për destabilizim të shkallës më të madhe as të Maqedonisë e as të rajonit me gjërë. Me rëndësi është që si shërbime të sigurisë të jemi vazhdimisht të koordinuar dhe të veprojmë bashkarisht pasi ajo është mënyra e vetme që të përballemi me problemet që praqesin kërcnim jo vetëm për njërin shtet por për tërë rajonin”, deklaroi Gordana Jankullovska – ministre e Brendshme të Maqedonisë.

Jankullovska tha gjithashtu se homologut të saj kosovar Bajram Rexhepi i ka dhënë një listë me emrat e personave që i kërkon Maqedonia dhe për të cilët dyshon se ndodhen në Kosovë dhe merren me aktivitetet kriminale. (alsat-m)
Shtuar më 14/05/2010, ora 13:03
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori