Rexhepi: Deklarata ime eshte keqinterpretuar
Albeu.com
Ministri i brendshëm i Kosovës, Bajram Rexhepi, ka kritikuar subjektet politike në Maqedoni, se kanë keqinterpretuar deklaratën e tij në lidhje me vrasjen e katër personave nga autoritetet maqedonase.
“Unë zbatoj politikë shtetërore. Unë jam përfaqësues i shtetit dhe është në interes tonë siguria në rajon, edhe këtu edhe në Maqedoni, bashkëpunimi, informimi i ndërsjellë për çështje të ndryshme. Pse duan të keqintepretojnë liderët e Maqedonisë ose shoqatat e ndryshme? Unë e di shumë mirë çka kam deklaruar dhe çka kam thënë”, ka thënë Rexhepi, duke iu përgjigjur pyetjes së deputetit Nait Hasani, në lidhje me vizitën e tij në Maqedoni. Hasani ka thënë se ministri Rexhepi nuk është dashur të futet në mesin e asaj situate.
Shtuar më 26/05/2010, ora 17:07
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori