Rexhepi dënon incidentet në Mitrovicë
Albeu.com
Kryetari i komunës së Mitrovicës, Bajram Rexhepi, reagoi sot lidhur me ngjarjet e mbrëmshme në këtë komunë, duke i dënuar ashpër incidentet.Këto incidente, Rexhepi i ka cilësuar si të papranueshëm dhe fare të panevojshëm, pavarësisht se cila palë e ka provokuar atë.

Numri një i Mitrovicës kërkoi që të gjithë qytetarët duhet të përmbahen nga provokimet eventuale në mënyrë që mos të ketë fare incidente, të cilat mund të ndikojnë në përshkallëzimin e gjendjes dhe ngritjen e tensioneve, gjë që nuk është mirë për qytetarët e komunës, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre etnike.

Rexhepi kërkoi nga organet e rendit dhe të sigurisë që të ndërmarrin të gjitha masat e duhura ligjore për të zbuluar shkaktarët e incidentit dhe për t’i sjell ata para organeve gjyqësore.
Shtuar më 29/08/2008, ora 00:59
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori