Rexhep Osmani takohet me banoret e Lagjes Dardania
Albeu.com
Kandidati i ADK-së për kryetar të komunës së Prishtinës Rexhep Osmani, u takua me banorët e lagjes “Dardania” të Prishtinës .Në këtë takim Rexhep Osmani dëgjoi brengat dhe shqetësimet e këtyre banorëve.
Rexhep Osmani foli për programin e tij i cili synon një bashkëpunim më të madh në vendimmarrje së bashku me qytetarët. Po ashtu ai premtoi një qeverisje të mirë dhe efikase, premtoi ekonomi të zhvilluar dhe përkujdesje të veçantë për biznesin privat të kryeqytetit.

Në takim ishte edhe Kryetarja e ADK-së Edita Tahiri e cila foli për vizionin që ka Alternativa Demokratike e Kosovës për kryeqytetin, pra për projektin “Prishtina tre dimensionale”.

“Projekti i ADK-së, “3 D” synon që qytetarëve të Prishtinës ti ofroj një jetë cilësore, demokraci e rend dhe perspektiva zhvillimore. Pastaj t’i ofroj një kryeqytet të përmasave ndërkombëtare, të diplomacisë e biznesit, dhe një vendtakim të ngjarjeve të mëdha botërore, si dhe, një kryeqendër që do të jetë konkurrente për marrjen e primatit të proceseve në rajon”, tha Tahiri.
Shtuar më 19/10/2009, ora 02:52
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori