Revoltohen të burgosurit në Fushë Krujë
Albeu.com
Rreth 25 të burgosur që vuajnë dënimin në burgun e Fushë-Krujës janë ngritur në revoltë për shkak të mos plotësimit të kërkesave të tyre që kanë të bëjnë me ajrimin dhe servirjen e ushqimit.Të dhënat e para nga policia konfirmojnë se revolta shpërtheu të premten në mëngjes në sektorin e sigurisë së lartë të këtij burgu.

Mes të burgosurve të ngritur në revoltë janë të dënuar për krime të rënda me 15-25 vjet burg madje dhe me burgim të përjetshëm.

Mes revoltues përmendet dhe emri i Gazmir Brakës, i njohur si Gaxhai, si dhe Admir Tafili i dënuar për vrasjen e kolonelit, Arben Zylyftari.

Një grup i forcave speciale nga Tirana janë nisur drejt burgut të Fushë Krujës. Ndërsa burimet brenda burgut bëjnë të ditur se policia ende nuk ka arritur të hyjë në sektorin e sigurisë për të qetësuar situatën.

Sipas të dhënave të para, protesta nisi pasi të burgosurit pretendojnë se nuk i është dhënë vakti i mëngjesit si dhe nuk janë lejuar të dalin në ajrim.

Të burgosurit pretendojnë se drejtoria e burgut të Fushë Krujës nuk i ka lejuar të dalin në ajrim, duke shkelur kështu urdhrin e Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve. (news24)
Shtuar më 03/10/2008, ora 19:35
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori