Reuters: Plani i detajuar i Beogradit ne rast te shpalljes se pavaresise
Albeu.com
Serbia nuk po pergatitet me per bisedime me Kosoven, por eshte fokusuar vetem ne ate se cfare do te bëjë në rast se Kosova shpall pavarësinë e njëanshme në muajin shkurt dhe nëse perëndimi e njeh shtetin e ri brenda disa javësh.Serbia nuk po pergatitet me per bisedime me Kosoven, por eshte fokusuar vetem ne ate se cfare do te bëjë në rast se Kosova shpall pavarësinë e njëanshme në muajin shkurt dhe nëse perëndimi e njeh shtetin e ri brenda disa javësh.

Sipas analistëve, cituar nga Rojter, pritet që të reagojë shumë ashpër në rast të pavarësisë së njëanshme, edhe pse nuk pritet luftë në kuptimin e plotë të fjalës. Hapat që do të ndjekë , do te jenë thjesht bllokade dhe protesta rrugësh. Konkretisht reagimi i pare, sipas ish ambasadorit amerikan Uilliam Montgomeri, do të jetë ngritja e zonave të kontrolluara nga serbet në Kosovë, të ngjashme me ato të krijuara në Bosnje e Kroaci 16 vite me parë.

Vullnetare te posacem do dergohen per te ndihmuar serbet e Kosoves, ndërkohë që beogradi do të hiqet sikur nuk ka të bëjë fare me këta elemente. Në këto zona do të ketë protesta për të kundërshtuar lidhjet e Serbise me Perednimin. Pas kësaj rrugët për në Kosovë do të mbyllen për jo serbët, dhe do të krijohen marrëveshje për kalim tranzit të forcave paqeruajtëse të Kosovës. do të konsiderojë ndërprerjen e furnizimit të Kosovës me energji elektrike. Pas kësaj pritet që marrëdhëniet e Serbisë me SHBA dhe BE të përkeqësohen ndjeshëm.

Gjithe keto plane te cilat jane poshte tryezave te ministrive serbe, nuk janë suprizë, nëse u referohemi deklaratave të fundit të lidereve serbe. Presidenti Boris Tadic, edhe pse i moderuar, ka deklaruar se do të përdore gjithe mjetet ligjore dhe politike kundër një akti armiqesor. Kryeministri serb Vojislav Koshtunica deklaroi se ‘nje njohje e pavarësise se njëanshme nuk mund ta kthejë një situatë të paligjshme në dixcka normale. Ai shtoi se cdo lloj vendimi i tille do konsiderohet nul per serbinë dhe se serbet e Kosoves do te jene perhere qytetare serbe. Kjo deklaratë do të thotë se në reastin më te keq veriu i Kosovës do bashkohet me serbinë. Analistet thone se pavaresia e njeanshme e Kosoves padiskutim do te tensionoje Ballkanin. (Reuters/News24)
Shtuar më 26/11/2007, ora 02:22
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori