Reuters: Kosovarët, gati për shtetin e ri
Albeu.com
Sipas agjencisë britanike të lajmeve Rojter, qe ka mundur të shohë nga afër këtë plan, prioritet i parë i Kosovës së pavarur do të jetë anëtarësimi në OKB dhe në organizma të tjerë qeveritare.Kosovarët janë gati për shtetin e ri, edhe pse pavarësia ende nuk është miratuar në mënyrë përfundimtare në Këshillin e Sigurimit. Të ndihmuar edhe nga ekspertët britanike, tashmë liderët kosovarë kanë në dorë dokumentin prej 140 faqesh për krijimin e ministrisë së jashtme dhe rrjetin e ambasadave në 14 vende perëndimore dhe vende ballkanike. Sipas agjencisë britanike të lajmeve Rojter, qe ka mundur të shohë nga afër këtë plan, prioritet i parë i Kosovës së pavarur do të jetë anëtarësimi në OKB dhe në organizma të tjerë qeveritare, dhe bashkëpunim me Rusinë.
Gjithashtu liderët kosovarë kanë tashmë në duar kushtetutën e përfunduar, si dhe planin për krijimin e ushtrisë, flamurit dhe simboleve të tjera kombëtare. Sipas politikaneve te Kosoves, vendi po shkon pashmangshmërisht drejt pavarësisë. albeu/news24
Shtuar më 28/03/2007, ora 17:31
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori