Restaurohet godina e Selise se KMSH-se
Albeu.com
Godina e Selisë Qendrore të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë në Tiranë, është restauruar vetëm në disa muaj, duke marrë kështu një pamje të re. Ajo është financuar nga TIKA, një organizatë shtetërore e Republikës së Turqisë me një vlerë në mbi 100.000 euro.
Kështu godina e KMSH-së tashmë ofron kushte moderne me ambientet e saj, si; zyra, sallë mbledhjesh, bibliotekën, sallën e faljes (mesxhidin), etj., të mobiluara rishtas sipas standardeve bashkëkohore.

Pas përfundimit të punimeve është bërë një takim midis drejtuesve të TIKA-s përfaqësuar nga drejtori i saj Dr. Ali Özgün Öztürk dhe kryetarit të KMSH-së H. Selim Muça, nënkryetarit z. Bujar Spahiu, sekretarit të përgjithshëm z. Betim Truçi dhe stafi i KMSH-së.

Takimin e ka hapur drejtori i Burimeve Njerëzore z. Genti Kruja dhe më pas, kanë përshëndetur kryetari i KMSH-së, i cili ka falënderuar TIKA-n për sponsorizimin e bërë në lidhje me godinën e KMSH-së, si dhe për shumë bashkëpunime të tjera midis dy institucioneve. Pas kryetarit të KMSH-së, fjalën e ka marrë drejtori i TIKA-s Dr. Ali Özgün Öztürk, i cili ka shprehur angazhimin e mëtejshëm për bashkëpunim, ku tashmë siç dihet me dt. 16.02.2010, është nënshkruar edhe protokolli i marrëveshjes midis Komunitetit Mysliman të Shqipërisë (KMSH), Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve (MTKRS), Institutit të Monumenteve të Kulturës (IMK) dhe Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Zhvillim (TIKA), bashkëpunim, në lidhje me restaurimin e monumenteve kulturore në qytete të ndryshme të Shqipërisë.
Shtuar më 24/02/2010, ora 16:54
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori