Restaurohen muret e kalasë së Durrësit (FOTO-LAJM)

Pëlqej
Muret Rrethuese të Durrësit po i nënshtrohen një projekti restaurues, i cili po realizohet si një bashkëpunim i DRKK, Durrës me Bashkinë e Durrësit, i financuar me fonde të IPA-Adriatic.

Pamjen e tyre më madhështore, muret rrethuese të Durrësit e morën gjatë antikitetit të vonë, në periudhën e Perandorit të Bizantit, Anastas (491 -518), i cili ishte me origjinë nga Durrësi. Muret janë të rrethuara me kulla të rrumbullakta, katërkëndëshe dhe tetëkëndëshe dhe në mes të mureve janë portat hyrëse të qytetit. Shumë e përmendur është “Porta e Artë”, e cila ndodhet përballë Portit. Kronistja bizantine Anna Komnena, në veprën e vet “Aleksiada”, do të shkruante: “Sipër murit të kalasë së Durrësit mund të kalojnë katër a më shumë kalorës krah njëri-tjetrit”.

Gjendja aktuale e mureve, megjithë punën intensive mirëmbajtëse të DRKK, Durrës gjatë muajve të fundit, është mjaft problematike, për shkak të vegjetacionit të dendur. Projekti që po zbatohet do t’u rikthejë shumë shpejt mureve të Kalasë së Durrësit paraqitjen e denjë për banorët dhe vizitorët e shumtë. /albeu.com/
Shtuar më 12/08/2014, ora 12:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori