Reshjet pushtojnë vendin, si do të jetë moti sot dhe nesër
Pëlqej
Reshjet e shiut janë duke rënë në një pjesë të mirë të vendit, sidomos në jug dhe jug-lindje, por situata pritet të vijojë e njëjtë edhe ditën e nesërme.

Nisur nga situata e krijuar IGJEUM njofton:

Sot pasdite (e mërkurë, dt.15), në orët e para, pritet nivel “I MODERUAR” i rrezikut në të gjitha qarqet e vendit, përjashtuar qarkun Korçë, ku pritet nivel “I ULËT” (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Përsëri, në zona të vogla mund të ketë nivel më të lartë rreziku, konkretisht qarku Shkodër (Jugperëndim).
Por, në orët e fundit të ditës së sotme dhe nesër (e enjte, dt.16) rreziku do tё pësojë rënie, më e ndjeshme në Qendër dhe në Jug.

PARASHIKIMI METEO
———————————
RESHJET
Sot pasdite (e mërkurë, dt.15) dhe nesër (e enjte, dt.16) priten reshje në të gjitha qarqet. Ato do të jenë të dobëta, përjashtuar Korçën, ku do të jenë mesatare, deri lokalisht intensive (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Në zona shumë të vogla të çdo qarku mund të ketë reshje në formë shtrëngate me kohëzgjatje të shkurtër, më të mundshme në terrenet malore (dhe ato pranë tyre) gjatë pasdites së sotme.

TEMPERATURAT
Nesër (e enjte, dt.16) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 22 / 32 °C
në vendet e ulëta: 20 / 33 °C
në vendet malore: 14 / 25 °C

ERA
Sot pasdite (e mërkurë, dt.15) dhe nesër (e enjte, dt.16) era do të vazhdojë të fryjë e lehtë deri mesatare në orët e pasdites.

Shtuar më 15/08/2018, ora 16:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori