Reshjet, KESH shkarkon 2460 m3ujë/sek nga kaskada e Drinit
Pëlqej
KESH njoftoi se niveli i prurjeve në ujëmbajtësit e kaskadës së lumit Drin vazhdon të jetë i lartë. Sipas të dhënave zyrtare të Korporatës, sot pas mesditë, në hidrocentralin e Fierzës niveli i ujit është 282.62 m nga 296 metra që është niveli maksimal mbajtës ndërsa prurjet janë 800 m3 /s.

Në HEC-in e Komanit niveli i ujit është 173.21 m ndërsa prurjet janë 1377 m3/s. Nga komani, shkarkimet janë në masën 1366 m3/s.

Në HEC-in e Vaun të Dejës niveli i ujit është 75.45 m, ndërsa prurjet janë 600 m3/s. Nga Vau i Dejës, shkarkimet janë në masën 2460 m3ujë/sek.

KESH ka ngritur një shtab pune i cili po monitoron për 24 orë situatën në kaskadën e lumit Drin.
Shtuar më 11/11/2010, ora 18:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori