Reshjet e dendura të shiut, përmbytje dhe bllokim rrugësh në vend
Reshjet e dendura të shiut dhe era e fortë e orëve të fundit që ka përfshirë vendin tonë ka shkaktuar probleme në zonat e veriut të vendit.

Ndërkohë përveç përmbytjes së disa rrugëve në kryeqytet, në qytetet bregdetare Vlorë dhe Durrës ka probleme në udhëtimin e udhëtarëve.

Për shkak të motit të keq në Vlorë është pezulluar lundrimi për mjetet e peshkimit, ku shkak janë bërë erërat e forta dhe dallgët 4-5 ballë. Trageti i linjës Brindisi – Vlorë u nis me vonesë për shkak të dallgëzimit.

Ndërsa në Durrës, 3 tragete nuk janë ankoruar, ku njëri prej tyre qëndron prej 24 orësh i pa ankoruar. Ndërsa 2 tragete që do të udhëtonin drejt Barit janë nisur me vonesë.

Tragetet që duhet të niseshin mbrëmë në 23:00 janë nisur sot në orë 06:00, shkak për nisjen me 7 orë me vonesë është bërë dallgëzimi në det të hapur është rreth 9 ballë dhe era që fryn 70 km/orë. /albeu.com/
Shtuar më 22/11/2015, ora 09:26

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori