Reshjet e dendura të shiut, Divjaka 8 orë pa energji elektrike

Pëlqej
Mbrëmjen e kaluar në shumë zona të Shqipërisë ranë ndjeshëm temperaturat si dhe pati reshje shiu.

Pavarësisht se të gjithë po luteshim për shi pas temperaturave të larta që patën mbërthyer Shqipërinë, reshjet e mbrëmshme kanë sjellë goxha probleme.

Në Divjakë raportohet se si pasojë e motit të keq, Divjaka është pa energji elektrike.

Ashtu siç mund ta shikoni në galerinë më sipër dëmet kanë qënë të shumta. Grupet e punës janë në terren për rikthimin e sa më shpejtë të energjisë elektrike. /albeu.com/
Shtuar më 13/08/2017, ora 09:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori