Reshjet e denduar, "fryhen" hidrocentralet
Pëlqej
Reshjet e shiut gjatë dy ditëve të fundit kanë rritur ndjeshëm nivelin e ujit dhe prurjet në hidrocentralet e kaskadës së lumit Drin. Si pasojë e prurjeve të rritura gjatë 48 orëve të fundit mësohet se kanë nisur përmbyetjet e para.

Raportohet se aksi rrugor Mamurras-Lac kalohet me vështirësi për shkak të vërshimit të ujit në rrugë. Gjatë orëve të fundit në Fushë-Mamurras ka patur ndërprerje të energjisë elektrike.

Zytarët e KESH mësohet se janë nisur sot që në orët e para të mëngjesit në drejtim të Komanit dhe Vaut të Dejës për të monitoruar nga afër situatën.
Sipas të dhënave të fundit prurjet anësore në Koman arrijnë 1250 m3 për sekond, ndërsa prurjet në Fierzë dhe në Vaun e Dejës arrijnë në 350 metër kub për sekondë. (albeu.com)
Shtuar më 09/11/2010, ora 11:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori