SHIFRAT/ Italia ia kalon edhe Kinës: Sa shtetas kanë ndërruar jetë deri tani nga COVID-19

Italia është kthyer në vendin më të goditur nga koronavirusi.

Ditën e sotme numri i viktimave ka kaluar edhe Kinën, vendi ku dyshohet se lindi COVID-19.

Ditën e sotme në Itali ndërruar jëtë 427 persona, duke e cuar numrin e viktimave në 3,405 persona, ndërkohë në Kinë ndërruar jetë 3,245 persona.

Shifra u publikuan nga shefi i urgjencës Angelo Borrelli, në Itali, i cili tha se numri i të infektuarve ka shkuar në 33.190, me një rritje prej 4.480 raste më shumë se dje, ku numri i të infektuarve ishte 28710 persona.

Ndërkohë 4440 persona janë shëruar, ku sot 415 lanë spitalin.

Rikujtojmë se Kina tashmë është drejt shërimit të plotë, ndërkohë sot u raportua se nuk ka asnjë të infektuar me koronavirus, COVID-19. /albeu.com/


Shtuar 19.03.2020 17:36