Reshje të dendura shiu, rikthehen përmbytjet në disa qytete
Reshjet e dendurashiut që kanë filluar mesnatën e kaluar kanë sjellë dhe problemet e parë të përmbytjeve në rrugët e disa qyteteve. Tirana u zgjua sot me një mot dominuar nga rrebeshi i shiut, gjë që ka krijuar probleme edhe me qarkullimin.

Probleme janë shënuar në Vlorë, ku raporohet se disa zona janë përmbytur. “Ora News” raporton se rrugët lidhëse me Transballkaniken dhe bulevardi janë në ujë dhe të pakalueshme për qytetarët dhe mjetet e vogla.

Përmbytjes nuk i kanë shpëtuar dhe bizneset përgjatë bulevardit dhe katet e para të objekteve. Mësohet se hidrovori është në punë me kapacitet të plotë. Në disa zona raportohet se ka ndërprerje të energjisë elektrike.

Problematike paraqitet situata dhe në Lezhë. Mësohet se ka përmbytje të bizneseve dhe banesave në lagjen “Besëlidhja” të qytetit. /albeu.com/
Shtuar më 13/06/2016, ora 08:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori