Reshjet e
dendura të shiut sjellin shpesh problematika në qytetin bregdetar të
Vlorës.
Te tilla kanë qenë dhe ato të
orëve të fundit për të cilat Bashkia e këtij qyteti ka këshilluar qytetarët e saj të shmangin levizjet dhe
parkimin e mjeteve në
akset problematike, pas parashikimit për reshje të
dendura shiu gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit.
“Te nderuar qytetare!
Rreshjet e shiut do të intensifikohen gjatë
orëve të mbrëmjes dhe
orëve të para të mëngjesit për këtë arsye do t’ju luteshim të shmangnit të gjitha lëvizjet me automjete në
akset problematike si dhe
parkimin e automjeteve në këto akse.
Paralajmërimet e meteorologëve për përmbytje kërkojnë të jemi të kujdesshëm.
Për çdo nevojë urgjente kontaktoni me Ujësjellës Kanalizimet dhe Shërbimet publike të Bashkisë së
Vlorës.
Kujdesuni për veten dhe familjet tuaja!” shkruan Bashkia e
Vlorës.
Shtuar më 25/01/2021,
ora 09:22