Edhe nesër Shqipëria do të jetë në ndikimin e vranësirave dhe
reshjeve të shiut, më të dukshme në Ultësirën Perëndimore.
Sipas Meteoalb, do të ketë rishfaqje të
reshjeve të dëborës në zonat malore. Në pjesën e dytë të ditës do të ketë një përmirësim të situatës metereologjike.
Për sa i përket temperaturave të ajrit do të kenë zbritje në mëngjes, gjithashtu edhe në mesditë duke regjistruar
vlerën minimale -4 gradë
Celsius kurse
vlerën maksimale në mesditë, 10 gradë
Celsius.
Era do të vijojë të fryjë mesatare me shpejtësi 50 km/h në drejtimin kryesisht verilindor duke krijuar dallgëzim 5 ballë.
Shtuar më 25/01/2021,
ora 23:15