Reshje shiu në gjithë vendin, ky është parashikimi i motit për nesër

Sot pasdite dhe nesër priten reshje në të gjithë territorin.

Në qarqet Lezhë, Elbasan dhe Berat, priten reshje mesatare, por lokalisht deri intensive.

Ndërsa në qarqet e tjera priten reshje të dobëta, por lokalisht deri mesatare, shkruan IGJEUM.

Në shumicën e qarqeve reshjet do të jenë të shoqëruara edhe me shtrëngata.

TEMPERATURAT

Nesër (e mërkurë, dt.09) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

Në bregdet: 14 / 20 °C;

Në vendet e ulëta: 12 / 21 °C;

Në vendet malore: 10 / 21 °C.

ERA

Sot pasdite (e martë, dt.08) dhe nesër (e mërkurë, dt.09) era pritet të fryjë e lehtë, ndërsa në bregdet deri mesatare. /albeu.com/
Shtuar më 08/05/2018, ora 16:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori