Reshje shiu e ulje temperaturash, ky është moti për nesër
Orët e para të mëngjesit të ditës së nesërme priten të jenë me diell dhe temperatura të qëndrueshme.

Sipas Meteoalb në mesditë rikthehen sërish reshjet e shiut, dhe për pasojë temperaturat do të ulen me disa gradë.

Në zonat malore parashikohet të ketë edhe reshje dëbore.

Temperaturat e ajrit do luhaten nga -3°C deri në 14°C.

Sipas MeteoAlb era do fryjë lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë.

Shtuar më 11/12/2019, ora 18:21

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori