Gabimi që bën çdo prind kur 2 fëmijë grinden e nuk duan të ndajnë lodrat

Jemi rritur dhe po rrisim fëmijët tani me idenë që të ndarit të gjërave është virtyti më i mirë. Por a mundet vërtetë një fëmijë ta kuptojë se çdo të thotë të ndajë gjërat e tij të parapëlqyera me të tjerët? Sa herë i kemi detyruar e i kemi bërë të qajnë vetëm se u kemi marrë lodrat nga duart për t’ia dhënë një fëmije tjetër?

Sipas psikologëve, prindërit nuk duhet t’i detyrojnë fëmijët të ndajnë gjërat e tyre pa dëshirë sepse kjo shoqërohet me jo pak efekte negative.

Është e dobishme për fëmijën tuaj që ata vetë të gjejnë zgjidhjen e problemit

Kur bëhet fjalë për zgjidhjen e konfliktit mes fëmijëve, ekspertët dhe psikologët mbrojnë tezën se prindërit duhet të qëndrojnë sa më larg. Fëmijët mund të zhvillojnë aftësitë sociale afatgjata vetëm duke zgjidhur problemet vetë kur ata nuk pengohen nga një i rritur.

Ndarja e detyruar mund të ketë efekt krejtësisht të kundërt. Nëse ata nuk janë ende gati për të ndarë gjërat e tyre, do të zhvillojnë në heshtje ndjenja negative, nëse detyrohen të bëjnë diçka të cilën jo vetëm që nuk duan por qe as nuk e kuptojnë.

Mund të dërgoni mesazhin e gabuar tek ata

Nëse ju e mësoni që në moshë të herët t’u japi gjëra më të mëdhenjve vetëm se ata vetë janë më të vegjel, ju do të jepni mesazhin e gabur tek fëmijët.

Si fillim fëmija duhet mësuar të thotë JO, e më pas të ndajë gjërat me të tjerët. Me kalimin e viteve fëmija mund të ndihet inferior dhe të japë gjithmonë gjërat e veta vetëm se dikush ia kërkon.

Ndarja e detyruar rrit ndjenjën e pafuqisë, shkruan një kolumnist i Washington Post.


Shtuar 12.08.2022 17:02