Reshje shiu e dëbore, parashikimi i motit për sot
Dita e sotme do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqendrueshme.

Moti parashikohet kryesisht i vranët. Reshjet e shiut do të jenë të herëpasherëshme, me intensitet të ulët.

Ndërkohë në zonat malore priten reshje të dobta bore.

Era do të jetë nga kuadrati i lindjes me shpejtësi 1-10m/s, përgjatë vijës bregdetare, ndërsa në jug hera-herës fiton intensitet deri në 15m/s.
Shtuar më 27/03/2020, ora 08:06

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori