EMRI/ Kris arma në Shkodër, 51-vjeçari vritet në banesë, viktima kishte një muaj që ishte kthyer nga Anglia

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Shkodër. Një 51-vjeçar është ekzekutuar në banesën e tij me armë zjarri.

Viktima është Petrit Vuksani, i cili prej një muaji ishte kthyer nga Anglia.

Sipas informacioneve paraprake autori është futur në pallat, ka hyrë në shtëpinë e viiktimes rreth 50 vjeç dhe ka qëlluar disa herë me armë zjarri duke e lënë të vdekur në vend.

Fqinjët e 51-vjeçari kanë thënë për mediet se nuk kanë dëshuar të shtëna. Për rrjedhojë dyshohet se viktima është vrarë me armë me silenciator.

Nuk dihen ende rrethanat dhe motivet e vrasjes. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit./albeu.com/