Libri i ri i Harryt “kërcënim” për Familjen Mbretërore, “Po shkruaj jo si princi që kam lindur por si njeriu që jam bërë”

Familja mbretërore duket si një pus ku fshihen sekrete dhe mistere dhe herë pas here dikush që pirsh marrëdheniet kërcenon se do t’i nxjerrë në pah. I fundit që po e ben kete është pikërisht Princi Harry. Libri i ardhshëm me kujtime i tij do t’i japin familjes mbretërore disa arsye më shumë për t’u shqetësuar, sipas burimeve të shumta.

Libri i dukës së Sussex-it përmban informacione “bombë”, zbuloi Page Six. Ai pritet të publikohet në vjeshtën e këtij viti, pavarësisht raporteve se është shtyrë.

Një tjetër burim nga ekipi i botimit shtoi: “Ka shumë histori të reja për të kaluarën për të cilat Harry nuk ka folur më parë, për fëmijërinë e tij…ka disa përmbajtje që do ta bëjnë familjen e tij nervoze.” Harry po bashkëpunon me shkrimtarin dhe gazetarin fitues të çmimit Pulitzer, J.R. Moehringer, i cili ka shkruar më parë një libër me kujtime për legjendën e tenisit Andre Agassi dhe bashkëthemeluesin e Nike, Phil Knight.

“Unë po e shkruaj këtë libër jo si princi që kam lindur, por si njeriu që jam bërë”, tha Harry në një deklaratë korrikun e kaluar. “Kam veshur shumë kapele gjatë viteve, si në kuptimin e parë ashtu edhe në kuptimin figurativ dhe shpresoj që duke treguar historinë time – arritjet dhe uljet, gabimet, mësimet e nxjerra – mund të ndihmoj të tregoj se pavarësisht nga vijmë, ne kemi më shumë të përbashkëta sesa mendojmë.”