Reshje intensive në fundjavë, IGJEUM paralajmëron prurje të mëdha të këtyre lumenjve
Reshjet që pritet të jenë intensive kryesisht në fundjave pritet të sjellin rritje të prurjeve dhe niveleve në Lumenjtë Drin-Buna, Liqenin e Shkodrës dhe Lumin Vjosa.
Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, në pjesët e sipërme të
këtyre baseneve lumorë, mund të ketë vërshime të shpejta të përrenjve dhe lumenjve më të vegjël.
“Sipas llogaritjeve të IGJEUM, përgjatë dt. 23-26 Janar 2021 priten
reshje intensive, të cilat do të jenë më të përqëndruara në veri dhe në jug të territorit.
Nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM, këto
reshje do të sjellin rritje të prurjeve dhe niveleve në Lumenjtë Drin-Buna, Liqenin e Shkodrës dhe Lumin Vjosa.
Në pjesët e sipërme të
këtyre baseneve lumorë, mund të ketë vërshime të shpejta të përrenjve dhe lumenjve më të vegjël. Lumenjtë e tjerë do kenë rritje të prurjeve por nuk parashikohet rrezik nga përmbytjet”.
RESHJET
Sot pasdite (e mërkurë, dt. 20) dhe
nesër (e enjte, dt. 21) priten
reshje mesatare në qarkun Shkodër,
reshje të dobëta por lokalisht mesatare në qarqet Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër.
Ndërsa në qarqet e tjera priten
reshje të dobëta (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
Në veri të vendit, sot dhe
nesër reshjet priten të jenë në formë dëbore në lartësitë 300 mbi nivelin e detit.
TEMPERATURAT
Nesër (e enjte, dt. 21) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 6 / 14 °C
në vendet e ulëta: 5 / 15 °C
në vendet malore: -1 / 7 °C
ERA
Sot pasdite (e mërkurë, dt. 20) dhe
nesër (e enjte, dt. 21) era pritet të fryjë e lehtë.
Shtuar më 20/01/2021,
ora 12:48