Reshje dhe vranësira, prilli ikën si dimër
Dita e sotme do të karakterizohet nga vranësira dhe reshje shiu në zona të ndryshme të vendit.

Sipas asaj që raporton IGJEUM, priten reshje në disa qarqe të vendit, ku ai i Lezhës pritet të ketë sasisë më të madhe.

Sa i përket temperaturave, termometri do të shënojë 16 gradë në vendet e ulëta, ndërsa minimalja do të regjistrohet në vendet malore me 5 gradë celsius.

RESHJET

Reshjet pritet të jenë mesatare në qarkun Lezhë. Në qarqet e tjera të vendit, ato pritet të jenë të dobëta por lokalisht mesatare në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Durrës, Tiranë dhe Elbasan (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Ekziston mundësia që në zona të kufizuara, reshjet të jenë në formë shtrëngate me kohëzgjatje të shkurtër, më të mundshme në terrenet malore (dhe ato pranë tyre).

TEMPERATURAT

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 11 / 15 °C

në vendet e ulëta: 10 / 16 °C

në vendet malore: 5 / 12 °C

ERA

Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.
Shtuar më 30/04/2019, ora 10:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori