“Kanë punuar një grup ekspertësh”, grupimi i Berishës prezanton sot librin për manipulimin e zgjedhjeve të 14 majit

Grupimi i Sali Berishës, nën drejtimin e ish-kryeministrit, pas një pune intensive të një grupi ekspertësh të zgjedhjeve, ligjit dhe medias, kanë finalizuar databazën e manipulimit të zgjedhjeve 14 maj 2023, të cilën e kanë përmbledhur në një libër në gjuhën angleze.

Libri është titulluar “THE ELECTORAL FARCE OF MAY 14, 2023 IN ALBANIA”.

Gjatë prezantimit të librit, të pranishëm ishin edhe ish-kryeministri Sali Berisha dhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta të cilët ndodheshin në një tavolinë.

Në tavolinë me ta qëndronte dhe deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi dhe Luçiano Boçi.

Libri në fjalë i quajtur ndryshe edhe “Libri i Zi”, rendit disa prej denoncimeve sa i takon zgjedhjeve të 14 majit të vitit 2023.

Deputetja e PD-së, Albana Vokshi deklaroi gjatë prezantimit dhe më 14 maj nuk pati zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Vokshi tha se patronazhimi është një nga krimet më të mëdha elektorale.

Vokshi: Kemi të bëjmë me një krim elektoral. Duhet të gjenden zgjidhjet e problematikës. Do të ndalem te ajo që kam më shumë përzemër, që ka të bëjë me patronazhimin. Zgjedhje të lira këtu nuk do të ketë nëse nuk merren masa. Institucionet duhet të hetonin çdo shkelje. Ky rekomandim u përsërit. Nuk ka pasur votë në 14 maj, por ka pasur votime. Nuk ka qenë vota e lirë. Mbi 40 kallëzime janë bërë në SPAK. Mbi 140 denoncime zyrtare në KQZ. Asnjë institucion nuk kishte sy për të dëgjuar për krimin elektoral. Patronazhimi është një nga krimet më të mëdha elektorale. Në bashkinë Tiranë, Veliaj ka ngritur një sistem patronazhimi, të gjitha nevojat dhe problemet, dhe i ka bashkuar me të dhëna të e-Albania. Në krye të kësaj skeme është Arbjon Mazniku.


Shtuar 6.09.2023 11:47