Vdekja e indianit të ish-Metalurgjiku, arrestohet 3 persona

Tre persona janë arrestuar pas ngjarjes tragjike në fabrikën e riciklimit të aluminit në Elbasan, ku humbi jetën një shtetas indian.

Kujtojmë se indiani u dëmtua aksidentalisht nga një pajisje pune.

Të arrestuarit janë dy indianë dhe një shqiptar, mes tyre dhe drejtuesi i mjetit  që goditi për vdekje bashkëkombësin e tyre.

Gjithashtu, për këtë rast ka nisur procedimi në gjendje të lirë për 2 administratorët e firmës, njëri banues në Tiranë dhe tjetri në Gramsh.