Reshje bore në Kukës, 5 fshatra pa energji elektrike
Pëlqej
Reshjet e dëborës kanë përfshirë nga mbrëmja e djeshme zonat malore në lartësitë mbi 1500 metra në qarkun e Kukësit, ne verilindje te vendit.
Zona të tjera të këtij qarku janë përfshirë nga reshjet e shiut prej 24 orësh. Policia e shtetit njoftoi se deri më tani nuk janë evidentuar probleme në qarkullimin e mjeteve.

I vetmi shqetësim është ndërprerja e energjisë elektrike nga nata e kaluar në disa zona të rrethit të Kukësit si në Kalis, Grykë Caj, Bushtricë e Arrën.
Shtuar më 23/11/2010, ora 15:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori