Opozita do të kontestojë në Gjykatën Kushtetuese vendimin e Komitetit teknik anti-Covid për të ndaluar tubimet
politike.
Partia Republikane e Fatmir Mediut, ka bërë të ditur se e drejta e tubimeve është një nga liritë më themelore të njeriut.
Në shkresën e saj, PR, thekson se “Kushtetuta nuk është shkruar për të kufizuar liritë dhe të drejtat e
qytetarëve. Kushtetuta është shkruar për të kufizuar autoritetin dhe abuzimin e qeverisë, dhe për të mbrojtur liritë dhe të drejtat e
qytetarëve, liritë e tyre personale, liritë
politike dhe liritë fetare”.
Republikanët bëjnë të ditur se ka një standard të dyfishtë nga ana e komitetit anti-covid pasi lejon takimet e qeverisë dhe parlamentit dhe jo veprimtaritë
politike.
“Ne shohim, standard krejt tjetër konkretisht me qeverinë, me Parlamentin, me institucionet e lidhura me qeverinë, duket qartësisht një pabarazi në aktivitetin
politik të qeverisë, të instrumenteve që ka qeveria, të institucioneve që ka qeveria, të pushtetit qendror, të pushtetit lokal, të Parlamentit, në raport me opozitën dhe aktivitetin e saj
politik”, thekson Partia Republikane në shkresën e saj.
E cila merr si shembull pikërisht rasti me letrën e kryetarit të Kuvendit dhe kthimi i përgjigjes nga zv/ministrja që të vijojë Kuvendi, të cilën PR e konsideron si “ rasti më flagrant, ku i thotë partive
politike që nuk mund të bëni aktivitet
politik, dhe nga ana tjetër i thotë kryetarit të Kuvendit, ju mund të zhvilloni sa herë të doni seancë, mjafton që të respektoni disa rregulla”.
Dhe në këtë aspekt, duke bërë të ditur thelbin e shkresës drejtuar Gjykatës Kushtetuese partia e opozitës shtron pyetjen: “Pse Parlamenti dhe kryetari i Parlamentit, apo deputetët, duhet të zbatojnë disa rregulla dhe qytetarët shqiptarë duhet të zbatojnë disa rregulla të tjera?”
E komenti i forcës që drejton Mediu është i qartë dhe nuk ka dyshim për këtë: “Mbas kësaj fshihet një qëllim i padiskutueshëm
politik, kërkohet që përveç manipulimit ligjor, kushtetues që i është bërë Kodit Zgjedhor, interferimit të grupeve korruptive dhe kriminale, qartësisht kërkohet që të mos krijohet mundësia e komunikimit të drejtpërdrejtë të
qytetarëve me
politikën, për të ndërtuar një marrëdhënie, sepse rruga e vetme që ka opozita për t`u ndeshur me këtë regjim, është komunikimi në çdo skaj të Shqipërisë, me të gjithë qytetarët, për t`i dëgjuar dhe komunikuar me ta”./GazetaShqip
Shtuar më 03/12/2020,
ora 11:08