Republika e Vardarit zgjidhja e vetme per ceshtjen e emrit
Albeu.com
Në Parlamentin e Greqisë janë shtuar debatet lidhur me kontestin e emrit të Maqedonisë, me ç`rast një nga propozimet e shpalosura është që zgjidhja e vetme është emri Republika e Vardarit.
Partia opozitare LAOS ka kërkuar që asnjëherë të mos pranohet që emri Maqedoni të shfrytëzohet nga ana e Shkupit zyrtar. “Përse t`i japim emrin Maqedoni, maqedonasve të rrejshëm. Ky vend fqinj po sillet në mënyrë provokuese dhe andaj Qeveria e Greqisë duhet të kthejë pozicionet e saja të vitit 1992”, ka theksuar deputeti i LAOS, Konstantinos Aivaliotis, i cili ka kërkuar sqarime lidhur me negociatat e fundit dhe vizitën e ndërmjetësit të OKB-së, Metju Nimic.

Deputetët e LAOS kanë theksuar se zgjidhja bazë duhet të kërkohet tek emri Republika e Vardarit, pasi që sipas tyre, Maqedonia mbante një emër të tillë deri në vitin 1945. (ina)
Shtuar më 03/03/2010, ora 03:36
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori