26-vjeçarja tenton të hidhet nga kati i dytë i banesës në Tiranë

Një ngjarje ka ndodhur mbrëmjen e sotme tek Komuna e Parisit, ku shtetasja me iniciale K. E., 26 vjeç ka tentuar të vethidhet nga kati i dytë i banesës.

26 vjeçarja dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./albeu.com

Njoftimi i policisë Tiranë:
Më datë 21.04.2022, te Komuna e Parisit, në rrugën “Mihal Popi”, ka tentuar të vetëhidhet nga kati i dytë i banesës ku banon, eshtetasja K. E., 26 vjeç, e cila dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.


Shtuar 21.04.2022 22:06