Republika e Re Demokratike e Maqedonisë propozimi i ri i Nimitz
Albeu.com
Gazeta greke “Elevteros Tipos” shkruan sot se Republika e Re Demokratike e Maqedonisë (RRDM) është një nga propozimet e fundit për zgjidhjen e kontestit të emrit midis Athinës dhe Shkupit.Sipas të përditshmes greke, një javë para zhvillimit të bisedimeve të reja për emrin të ndërmjetësuara nga ndërmjetësi i OKB-së, Metthew Nimitz, po qarkullojnë zëra për plan të ri për zgjidhjen e kontestit të emrit, ku propozohet si emër Republika e Re Demokratike e Maqedonisë.

“Sipas zërave në Shkup, sigurisht se do të propozohet emir Republika e Re Demokratike e Maqedonisë (New Democratic Republic of Macedonia).

Nga ana tjetër, diplomacia greke nuk ka komentuar këtë informatë. Ndërkohë disa burime pranë Qeverisë në Athinë konfirmojnë se Greqia nuk do të tërhiqet nga pozicioni i saj dhe nuk do të pranojë një emër të tillë”, shkruan gazeta “Elevteros Tipos”.

Gjithashtu bëhet e ditur se ky emër nuk i plotëson kërkesat e Athinës. Gazeta shkruan se Athina nuk prêt që të ketë sukses në bisedimet e reja për emrin që do të mbahen më 14 dhe 15 gusht në New York. (INA)
Shtuar më 07/08/2008, ora 21:34
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori