Republika Çeke pranoi pavarësinë e Kosovës
Albeu.com
Republika çeke sot e ka njohur pavarësinë e Kosovës, kumtoi kryeministri i çekisë Mirosllav Topolanek. "Çekia do vendos marrëdhënie diplomatike me Kosovën", paralajmëroi kryeministri çek."Çekia do vendosë marrëdhënie diplomatike me Kosovën", paralajmëroi kryeminsitri çek Topolanek.
Komunistët e pareformuar çek nuk ia dolën ta zbatojnë propozimin e tyre që në mbledhjen e sotme me ligj i cili qeverisë do t'i ndalonte ta njohë pavarësinë e Kosovës sepse ajo është bërë në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare.
Nuk kaloi as propozimi tjëtër i deputetetëve komunist që njohja e shteteve të reja në të ardhmen të kalojë në kompetencë të Parlamentit. Ky propozim, sipas komunistëve çek ka për qëllim që në të ardhmen të parandalojë "presidenti kosovarë të shkeljes së të drejtës ndërkombëtare".
Kryeministri Topolanek dge zëvebdësi i tij për çështje evropiane Aleksandër Vondra u përpoqën të imponojnë njohjen e Kosovës që në në mledhjen e 2 prillit.
Atëherë, njohjes e kundërshtoi partneri kyç i koalicionit, partia demokristiane, nën ndikimin e presidentit të Republikës çeke, Vacllav Kllaus, president nderi i partisë së qytetare të Topolanekut. Kryeministri atëherë nuk ia doli të siguroi numrin e nevojshëm të votave për njohjen e Kosovës as në radhët e konservatorëve të tij. (Makfaks)
Shtuar më 21/05/2008, ora 23:33
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori