Gerrard i kundërpërgjigjet tifozave të Everton-it pas fërshkëllimave (VIDEO)

Skuadra e Aston Villas ka shënuar fitore të rëndësishme si mike me rezultat minimal 1-0 kundër Everton-it, fitore kjo e cila la tej mase të gëzuar trajnerin Steven Gerrard.

Aston Villa e mposhti Evertonin me rezultat 1-0, ku golin e vetëm në ndeshje dhe të fitores për skuadrën e Gerrard e shënoi Emiliano Buendia në minutën e 45’+3 shtesë.

Kësaj fitoreje i është gëzuar trajneri Steven Gerrard, i cili nuk fshehu ndjenjat e tij drejt tifozëve të Everton.

Gerrard vërehet teksa nxjerr gjuhën e tij drejt tifozëve të Evertonit, ku më pas edhe nuk heziton që t’i fyej ata.

Kjo ndodhi pasi tifozët e Everton-it po e fërshkëllenin./ h.ll/albeu.com


Shtuar 23.01.2022 08:27