U hodh me kokë se mendoi se ishte thellë, i riu shqiptar përplaset në shkëmbinj

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali ku një i ri shqiptar rrezikoi të humbte jetën.

24-vjeçari, identiteti i të cilit nuk dihet, ishte në një prej plazheve të Çezenës dhe hyri në det për t’u larë.

Ai u hodh me kokë, pa e ditur se në atë vend nuk kishte thellësi.

Për pasojë ai ra me kokë mbi disa shkëmbinj duke marrë plagë të shumta.

Ishin disa pushues të tjerë që e panë nga larg dhe shkuan për ta ndihmuar dhe bashkë me rojen bregdetare e nxorën në breg.

Për ta dërguar në spital u desh edhe ndërhyrja e një helikopteri. Bëhet me dije se gjendja e tij është e stabilizuar.


Shtuar 14.08.2020 18:01