Replikat në gjyq, Mynyr Koni “trembet” përballë Shullazit
Pëlqej
Vazhdon gjyqi për dosjen Shullazi në Gjykatën e Lartë. Ditën e sotme rektori i UT-së, Mynyr Koni është përballur me Shullazin për kërcënimin e bërë ndaj tij.

Gjatë dëshmisë, Koni nuk e ka përmendur fare Shullazin madje edhe gjatë pytjes së Shullazit nëse ishte ai personi që e kanosi, rektori nuk e ka pohuar.

Por gjatë dëshmisë së tij, Koni nuk e ka përmendur fare emrin e Shullazit, madje edhe gjatë pyetjes direkte që vetë Shullazi i bëri, nëse ishte ai personi që e kanosi, ai nuk ka pohuar gjë.

Koni: Më thërritën nga një makinë e zezë dhe më thanë që të futesha brenda në makinë, U futa brenda, aty më kërkuar që të hiqja dorë nga gara për Rektor.

Më pas, sapo dola, mora në telefon Dhori Kulen dhe e njoftova për gjithë sa më kishte ndodhur.

Shullazi: A isha unë mes atyre që të thërritën në makinë

Koni: Ishte shumë errësirë, nuk kujtoj gjë

Shullazi: Po mirë, pse u ndjeve i kërcënuar ti, unë i them 100 herë drejtorit të burgut të japë dorëheqjen, ai nuk ndihet i kërcënuar. /albeu.com/


Shtuar më 17/10/2017, ora 10:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori