REPLIKAT/ "Na u zhduk edhe ti bashkë me kanabisin", Rama: "Mos ngatërro gjyshen me përralla" (FOTO LAJM)

Sa herë që Rama poston diçka në facebook-un e tij nuk mungojnë replikat nga ndjekësit, të cilët e kritikojnë për çështje të ndryshme si rendi, kanabisi, punësimi, arsimi, shëndetësia, etj.

Një gjë e ngjashme ka ndodhur edhe me një postim të fundit të Ramës, ky qytetarët i kërkojnë llogari se përse ka liruar nga burgu sipas tyre kriminelët.

Repikat

Qytetarja: Po si nuk the nje fjal per kriminelet qe lirove hahaha trego prralla trego ja ke marr saj gjyshes qe tregonte prralla per femi

Rama: Miranda, po pse qenkan perralla faktet per te cilat flas une dhe nuk qenkan perralla ato qe te tregojne ty e qe ti i perserit ketu, per kriminelet qe lirokam une permes gjykatave?! Keshtu qe gjyshen mos e ngaterro ne keto biseda, sepse nuk eshte faji i gjyshes nese ngaterrohesh me kembet e tua dhe nuk dallon perrallat e gjyshes nga propaganda e Shqupit Respekte

Qytetari: po mor strateg me fjale por po liron nga burgu kriminelat dhe ke fut hallexhinjte

Rama: Lenci, nga burgu te liron gjykata jo kryeministri dhe une qe mbeshtes vetingun per gjykatesit e korruptuar, s’ka sesi qenkam edhe bashkepunetori i tyre!

Qytetari: Dhe 4 vjet jan te sigurta me ty, pa ndihmen e lsi. Kisha nje pyetje, kur do i shporresh kto gjykatesa, e prokurora se na shkaterruan vendin

Qytetari: Kur do ti beni nder ketij populli zoti kryeminister? Largohuni ju bashke me qeverin tuaj te hashashit. Mos genje se nuk pon ben shtet, por po e shkaterron shtetin, ke hashashuzuar te gjithe Shqiperin.

Rama: Me vjen keq Arben po nuk ta plotesoj dot kete deshire prej cadre, Sa per popullin ji i sigurt qe nuk flet dot ne emer te tij, as ti e askush qe futet ne cader per t’u mbrojtur nga drejtesia.
Shtuar më 27/02/2017, ora 11:02

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori