RENEA hedh gaz lotsjellës në banesën e vrasësit të efektivit
Policia ka hedhur gaz lotsjellës në banesën e autorit David Qosja, më qëllim që ai të dalë jashtë.

Ndërkaq, forcat RENEA kanë bërë kufizimin e zonës dhe snajperat kanë kapur pikat strategjike.

Ngjarja

Operacioni i FNSH për kapjen e një personi me probleme mendore që qëllonte me armë në ajër, nuk shkoi si duhet, një prej policëve u vra gjatë shkëmbimit të zjarrit.

Ardian Kodra mbeti i vrarë gjatë shkëmbimit me armë që pati sot në fshatin Torovicë, për kapjen e shtetasit, David Qosja. Ky i fundit rezulton person i sëmurë me të meta mendore.

RENEA ka larguar nga perimetri i sigurisë të gjithë banorët e zonës, që priren të jenë të rrezikuar nga operacionit për kapjen e autorit të ngjarjes.
Shtuar më 02/09/2016, ora 18:17

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori