RENEA ekzekutoi 71-vjeçarin, gruaja përmbys ngjarjen: Gënjeshtra, kjo është e vërteta!

Pak ditë më parë RENEA ekzekutoi 71-vjeçari Lefter Zhidru në Elbasan.

Sot, ngjarja ka marrë një tjetër rrjedhë pas dëshmisë së bashkëshortes së të ndjerit Lefter Zhidru.

Floresha Zhidru, në studion e emisionit "Pa gjurmë", ka rrëfyer se çfarë ndodhi në 24 shtator.

Ajo hodhi poshtë në mënyrë kategorike zërat që qarkullonin në media, se bashkëshorti ushtronte dhunë mbi të dhe vajzën e tyre. Floresha tha se Lefter Zhidru nuk ka përdorur asnjëherë dhunë ndaj saj dhe sidomos ndaj vajzës, ku pretendon se kanë patur marrëdhënie të ngushta dhe të shkëlqyera.

Duke iu referuar atyre se çfarë janë raportuar në media, Floresha Zhidru thotë se ajo nuk është ndarë ndonjëherë nga bashkëshorti. Lidhur me arsenalin e armëve që ishin në banesë, ajo pohoi se nuk ka qenë në dijeni.

Sipas saj, shkaktarët e kësaj ngjarje janë banorët e pallatit, ku me njërin prej tyre është në proces gjyqësor.

“Pershendetje Odeta!

Une jam Floresha Zhidru, bashkeshortja e te ndjerit Lefter Zhidru. Dua te raportoj per sa jane dhene ne media, besoj se mediat i marrin informatat nga policia.

Se pari eshte thene nga mediat se une, bashkeshortja e kam denoncuar per dhune ne familje. Kjo eshte genjeshter me bisht, per arsye se denoncimi ka qene per nje konflikt te çastit. Ai nuk ka perdorur asnjehere dhune ndaj meje dhe sidomos ndaj vajzes me te cilen ka patur mardheni te ngushta dhe te shkelqyera.
Flitet nga media qe une kam qene e ndare nga bashkeshorti qe prej nje viti, ndersa une jam ndare nga ai me 24.09.2020 kur ai u vra nga policia.

Eshte raportuar se bashkeshorti im ka punuar ne uzinen e Mjekesit. Genjeshter! Kjo uzine ka dokumentacion shteteror qe ju mund ta verifikoni.

Eshte thene se bashkeshorti im ka patur lidhje me banden kriminale te Lushnjes dhe te Elbasanit. Te verifikohet, por kjo eshte e pavertete.

Thuhet se vajza ime ka kontaktuar ne babain dhe i ka bere lutje per dorezim. Kjo eshte kerkuar nga ana ime, por policia nuk pranoi qe vajza te komunikonte me babain.

Eshte raportuar se djali i Lefterit nga martesa e dyte ka komunikuar me babain per vetëdorezim. Nuk eshte e vertete.
Eshte folur ne media qe une kam qene ne djeni per armen qe kishte bashkeshorti im, por une ne fakt nuk dija asgje ne lidhje me armen.

Shkaktaret e gjithe kesaj ngjarje jane banoret e pallatit, ku me njerin prej tyre jemi ne proces gjygjsor. Ai eshte Arjan Kalemaj.

Kemi 6 vite ne proces gjyqesor me te, ku çeshtja eshte zvarritur deri me sot. Nga te gjitha keto padrejtesi qe iu bene, Lefteri arriti te behej agresiv. Ky eshte shkaku qe kjo ngjarje perfundoi ne tragjedi ne familjen time”. /albeu.com/

Shtuar më 29/09/2020, ora 16:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori