RENEA dhe FNSH "zbarkojnë" në rrugë, arrestohen 20 persona
Forca e posaçme “Shqiponjat”, FNSH-ja, RENEA dhe Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit dhe strukturat e Policisë Kufitare kanë vijaur edhe sot aksionin duke ushtruar kontrolle në lokale, banesa, ambiente të ndryshme dhe vende të dyshuara për fshehje apo përdorim të lëndëve narkotike.

Gjatë 24 orëve të fundit kanë funksionuar 74 pika kontrolli ku dhe janë goditur disa raste të shpërndarjes së lëndëve narkotike dhe raste të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit etj.

Janë arrestuar në flagrancë 20 shtetas dhe janë ndaluar 4 shtetas të shpallur në kërkim.

Po gjatë kontrolleve, janë shoqëruar për verifikim në ambientet e Komisariateve të Policisë në të gjithë vendin, 48 persona me precedent penal të mëparshëm dhe pa dokument identifikimi me vete.

Janë arrestuar 6 persona, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, konkretisht: 1 në Dibër, 1 në Elbasan dhe 3 në Tiranë. Gjatë kontrolleve janë sekuestruar drogë dhe para të përfituara nga shpërndarja e lëndës narkotike.

Janë ndaluar 4 persona të shpallur në kërkim: 1 në Fier dhe 1 në Kukës, për veprën penale “Vjedhja”; 1 në Korçë, për veprat penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë” dhe “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe 1 në Tepelenë, i shpallur në kërkim për kultivim të bimëve narkotike.

Në Lezhë është arrestuar një shtetas, pasi gjatë kontrollit iu gjet një armë e ftohtë (dorezë metalike).

Në Korçë është arrestuar në flagrancë një shtetas, pasi u kap duke transportuar 2 emigrantë të paligjshëm.

Janë arrestuar 3 shtetas që u konstatuan duke drejtuar mjetet në gjendje të dehur, 1 në Dibër, 1 në Berat dhe 1 në Lezhë.

Gjithashtu janë bllokuar për mungesë dokumentacioni 17 automjete në gjithë vendin.

Policia njofton se operacioni do të vijojë.
Shtuar më 22/09/2020, ora 11:14

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori