Rëndohet situata nga përmbytjet në komunën Dajç të Shkodrës. Sipas informacioneve situata është rënduar si pasojë e hapjes së portave të hidrocentralit.
Mësohet se është rritur me 30 cm niveli i ujit dhe policia nuk lejon asnjë automjet të hyjë në këtë komunë. Gjithashtu mësohet se banorët e komunës Dajç kanë nisur të evakuohen me ndihmën e policisë duke marrë me vete edhe ato pak bagëti që i kanë shpëtuar përmbytjes.
Kështu banorët e Dajçit po jetojnë orë pas ore ankthin e motit të keq dhe përmbytjeve që mund të shkaktojnë ende dëme të mëdha.
Shtuar më 07/01/2010,
ora 01:53