Rëndohet situata e Tahirit? Italia trondit drejtësinë me prova të reja kundër ish-ministrit
Pëlqej
Heqja e imunitetit të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahirit po kthehet në një betejë më vete.

Por pavarësisht se Tahiri shpërtheu ashpër ndaj prokurorëve dhe u duk sikur diçka kishte ndryshuar, prova të reja priten të dalin në skenë.

Këtë gjë e ka paralajmëruar Kreshnik Çollaku, drejtor i Departamenit të Marrëdhënieve me Jashtë në Partinë Demokratike.

Me anë të një statusi në Facebook, Çollaku bën me dije se nga Italia kanë mbërritur edhe 380 faqe të reja, të cilat implikojnë edhe më rëndë ish-ministrin Tahiri.

Gjithashtu Çollaku shkruan se një ambasadë e rëndësishme në Shqipëri i ka shkruar Ramës duke e paralajmëruar në lidhje me zhvillimet në Kuvend mbi imunitetin e Tahirit.

“Mesazh i oreve te vona e nje ambasade te rendesishme drejtuar Kryeministrit: 'Ne besojmë se kryeministri do ta mbajë premtimin që na ka dhënë prej kohësh dhe nuk do ta pengojë drejtësinë, në të kundërt ai do të gjendet përpara të papriturave të pakëndëshme'"- shkruan Çollaku në Facebook. /albeu.com/
Shtuar më 21/10/2017, ora 08:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori