Rendohet gjendja shendetesore e te burgosurve te Sopotit
Albeu.com
Gjendja shëndetësore e të burgosurve për rastin e Sopotit është rënduar shumë. Ata tani gjashtë ditë ndodhen hyrë në grevë urie si formë e protestës kundër vendimeve të vërtetuara nga Gjykata e Apelit, lajmëron Alsat-M.
Të burgosurit grevistë sot u vizituan nga deputetet Abedin Zymberi dhe Hajrula Misini të cilët edhe njëherë bënë thirrje për lirimin e të burgosurve, ndërsa u shprehën edhe kundër shfrytëzimit të këtij rasti për qëllime politike.
“Vërtet ishte një pamje shqetësuese sepse gjendja e tyre shëndetësore është shumë e vështirë, kanë humb shumë në peshë sidomos tre të burgosurit deri në 10 kilogramë pesha e tyre është zvogëluar. Gjendja e Sulejman Sulejmanit është vështirësuar tejmase dhe për këtë shkak ai pranon infuzion. Vërtet është për tu dhënë një vërejtje ndaj institucioneve gjyqësore apo në tërësi të qeverisë që ti ndërmerr hapat më së shpejt jo vetëm ti lirojë këto por edhe ti ndërpret të gjitha proceset e tjera të montuara”, deklaroi Abedin Zymberi – deputet i DR-së.
“U apelojmë të gjithëve, edhe shoqatave edhe atyre që e bëjnë politikën, të mos politizohet rasti i tyre sepse nuk ka të bëj me politikë ata kërkojnë vetëm drejtësi ata besojnë në drejtësi që nuk do të thotë se edhe ata që e bëjnë drejtësinë janë të drejt, prandaj edhe ne jemi në ndihmë të atyre në kërkim të rrugëve të çojë drejt të një vazhdimësie e procesit vetëm duke pasur parasysh argumentet edhe faktet e reja të cilët do të dëshmojnë dhe besoj pafajësinë e tyre”, u shpreh Hajrulla Misini – deputet i BDI-së.
Shtuar më 20/04/2010, ora 22:10
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori