Në
ditën e 18 të grevës së tyre të urisë, naftëtarët shprehen të zhgënjyer që problematika e tyre nuk është zgjidhur ende.
Ditën e djeshme ata patën një takim me përfaqësues të firmës private të uzinës.
Kreu i Sindikatës së
Naftëtarëve, Sokol
Dautaj shprehet se në takim u dhanë vetëm premtime boshe nga ata që lidhën kontrata dy muaj më parë.
Pranë grevistëve ndodhet edhe një ambulancë me mjekë, të cilët kanë këshilluar që ata duhet të largohen nga
greva.
“Mjediset ku po zhvillohet
greva nuk janë të përshtatshme, prandaj duhet të dilni nga
greva”, janë shprehur mjekët.
Dautaj tha se
greva do të vijojë por do të ndërrohen grevistët.
Gjithashtu mësohet se në vend të
naftëtarëve janë futur gratë në grevë urie duke i zëvendësuar dhe duke përshkallëzuar grevën.
Shtuar më 15/10/2020,
ora 11:07