Rëndohet bilanci në Mat: Babë e bir ekzekutohen për pronën, autori vret veten
Një ngjarje e rëndë mësohet të ketë ndodhur mesditën e sotme në MAt, ku si pasojë e një sherri mes dy vëllezërve janë shënuar dhe tre viktima.

Fillimisht u raportua për një të vdekur, por më pas pas verifikimeve policia konfirmoi tre të tillë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pas një sherri për pronën mes dy vëllezërve Dakuçi, ku Saliu ka qëlluar me automatik ndaj vëllait tjetër duke vranë Kujtimin dhe djalin e tij.

Pasi pa që Kujtim Dakuci dhe i biri i tij Flogert Dakuçi, 17 vjeç, ndërruan jetë, Saliu ka qëlluar edhe ndaj vetes duke e çuar në tre numrin e viktimave pas sherrit për pronën në Klos.

Trupat e viktimave gjenden në morgun e spitalit të Burrelit.

Mësohet se prej vitesh 2 vëllezërit nuk flisnin me njëri tjetrin, por ende nuk dihet se si janë përballur mes tyre.
Shtuar më 01/10/2019, ora 15:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori