Rëndohet bilanci, humbin jetën dy pacientë tek Infektivi
Rëndohet bilanci i vdekjeve nga koronavirusi në vendin tonë.

Gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën dy pacientë tek Infektivi. Bëhet fjalë për një burrë dhe për një grua njofton ministria.

64-vjeçari nga Shkodra dhe një paciente 63-vjeçare nga
Elbasani, humbën betejën megjithë përpjekjet e stafit mjekësor.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Ndërkohë vijon të ketë shtrime të reja në spitalin infektiv dhe situata paraqitet shumë serioze. Aktualisht janë të shtruar 90 pacientë në spital, 10 pacientë janë në terapi intensive dhe 5 prej tyre janë të intubuar në gjendje të rëndë.
Shtuar më 14/07/2020, ora 10:33

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori