Ren kërkon që statusi i Kosovës të shoqërohet me standarde
Albeu.com
Komesioneri për zgjerimin Oli Rehn u shpreh se statusi i Kosovës duhet të shoqërohet me standardet, duke inkurajuar të gjithë politikanët dhe vendimmarrësit në Kosovë që të marrin masa që standardet t'i marrin seriozisht."Dua t'i inkurajoj të gjithë politikanët dhe vendimmarrësit në Kosovë që të marrin masa që standardet të merren seriozisht në mënyrë që të respektohen të drejtat e pakicave dhe të mbrohen ata, të merren masat për decentralizimin dhe funksionimin normal të një shoqërie shumetnike, në mynyrë që të kemi në zgjidhje të qëndrueshme për statusin e ardhshëm të Kosovës" u shpreh Rehn për BBC-në.
Komisioni Evropian, tha Rehn, mbështet bashkësinë ndërkombëtare dhe Marti Ahtisarin në misionin e tij për çështjen e statusit, për të lehtësuar arritjen e një zgjidhjeje të ekuilibruar dhe të qëndrueshme për Kosovën. Mirëpo ai kërkoi që t'i kushtohet vëmendje e madhe përmirësimit të standardeve, siç u shpreh "që ato të kapin nivelin evropian" dhe "një kusht për të hedhur hapa në proceset integruese evropiane". rtk
Shtuar më 10/11/2005, ora 15:56
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori